Një person humbi jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte rreth 33-vjeç.
Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.
“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.
- Advertisement -
Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.