E ardhmja e Calo Ancelottit mbetet ende e paqartë, në një kohë kur nga Brazili nuk heq dorë nga tekniku italian. Presidenti i “Seleçaos’ në një intervistë për BeIN Sports pranoi publikisht se Ancelotti është preferenca e tyre e parë:
“Nuk po them që Ancelotti ka marrë një ofertë nga ana e jonë, por po verifikojmë mundësinë nëse ai mund të vinte këtu. Kemi një plan A, po e them për herë të parë publikisht. Është e kotë të fshihemi, Ancelotti është favoriti ynë”, u shpreh presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit.
Pavarësisht deklaratave të dashurisë nga ana e Brazilit, Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar kontratën me Real Madrid e cila i përfundon në 2024.