Amir Rrahmani gjatë mbrëmjes së të enjten u shpall kampion me Napolin në Itali, duke e fituar këtë titull pas një mungese 33 vjetësh.
Por, Rrahmani nuk qe kosovari i vetëm që e ka fituar këtë titull. Titullin e kampionit e ka shijuar edhe Naim Kryeziu me Romën në sezonin 1941-1942.
Kryeziu ishte nga qyteti i Gjakovës, i cili në një moshë të re kishte shkuar në Tiranë për të vazhduar karrierën. Pasi Italia e pushton Shqipërinë në vitin 1939, ai vërehet nga një profesor italian i sportit dhe propozohet te Roma.
Ai me Romën kishte zhvilluar 122 paraqitje teksa kishte realizuar 27 gola. Më vonë në sezonin 1963-64 ishte edhe trajner i kësaj skuadre.
- Advertisement -
Kryeziu kishte vdekur në Romë në moshën 92-vjeçare në vitin 2010.
Ndryshe, ai e kishte shijuar titullin e parë historik që e kishte arritur Roma.