Një rezolutë e cila kërkon që përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi të dalin para drejtësisë sërish është para Kongresit amerikan.
Para Kongresit Amerikan është sërish një rezolutë që kërkon të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi në korrik të vitit 1999 në Serbi.
“Rezoluta e vëllezërve Bytyqi rifutet në kongresin amerikan! Rezoluta ka kaluar lehtësisht në vitet e mëparshme.Faleminderit kongresmenit Nick LaLota për prioritizimin e drejtësisë për familjen Bytyqi”, thuhet në postimin në Twitterin që mban emrin e vëllëzërve Bytyçi.