Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me klubin e tij, Napolin janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll.
Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë pas 33 vite pritje.
Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A.
Një barazim i sontëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.