Jose Mourinho kritikoi ashpër punën e gjyqtarit Daniele Chiffi në barazimin 1-1 të Romës kundër Monzas.
“Ky ishte arbitri më i keq që kam hasur në karrierën time. Më besoni, jam marrë me shumë arbitra që ishin të këqij. Normalisht, kur flas për arbitrat, është sepse ata kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në lojë. Në këtë rast, nuk mendoj se është e vërtetë, por ai ishte i tmerrshëm. Ai nuk ka lidhje njerëzore me askënd. Ai nuk ka empati, i dha karton të kuq një lojtari që rrëshqiti, sepse ishte i rraskapitur në minutën e 96-të të takimit.
Mourinho pranoi se ekipi i tij është i rraskapitur dhe se ka mungesë zgjidhjesh në stol: “Për fat të keq, kur je i lodhur, ndikon në përqendrimin, fokusin dhe koordinimin tënd. Ka shumë vështirësi. Rezultati tregon se çfarë ndodhi, mund të jem pak i njëanshëm dhe të them se Roma e meritonte të fitonte, por nuk mendoj se është e vërtetë, pasi edhe Monza e meritonte të fitonte”.