Shpërthimi i tij në krahun e majtë të mbrojtjes ka ndodhur prej shumë vitesh dhe statusi i anglezit ka ardhur gjithnjë duke e afirmuar pas grumbullimeve të rregullta nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.
Por, gjetja brilante e Erik ten Hag në këtë sezon është aktivizimi i Luke Shaw si një qendërmbrojtës, me anglezin që ka spikatur masivisht në rolin e ri dhe ka ndihmuar Manchester United të marrë fitore të rëndësishme.
Prova e parë e suksesshme e Shaw si qendërmbrojtës erdhi më 6 Janar ndaj Evertonit, në sfidën e vlefshme për FA Cup. Pasi impresion0i përkrah Varane, Ten Hag shokoi opinionin duke e aktivizuar sërish në qendër dhe ndaj Man. City-t, një përballje që e fituan me shifrat 2-1, për më tepër duke mos i dhënë asnjë shans një “bomberi” si Haaland përgjatë gjithë ndeshjes.
Me rikthimin e Maartinez nga dëmtimi, Shaë u spostua edhe një herë tjetër në të majtë, por në javët e fundit, Ten Hag është detyruar të përdorë përsëri recetën e tij brilante.
- Advertisement -
Në emergjencë dëmtimesh në prapavijë, tekniku holandez ka zëvendësuar më së miri mungesat e Raphael Varane dhe Lisandro Martinez me partneritetin solid në qendër, Luke Shaw dhe Victor Lindelof.
Një provë serioze e dyshes erdhi në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Brighton, ku ruajtën portën e paprekur përballë një nga ekipeve më të rrezikshme në sulm në kampionat dhe shfaqën soliditetin e tyre dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Aston Villën, në fitoren 1-0, që ishte në të njejtën kohë ndeshja e parë që Aston Villa nuk shënonte nën drejtimin e Emery.
Në këtë mënyrë, Erik ten Hag ka konfirmuar vizionin e tij për të identifikuar siç duhet lojtarët dhe për t’i vënë në funksion të ekipit edhe në role të tjera. Shembulli më perfekt është Luke Shaw, por trajneri holandez e ka vepruar diçka të tillë edhe në të kaluarën dhe gjithnjë ka rezultuar i suksesshëm dhe me lojtarë si Wout Weghorst dhe Bruno Fernandes apo dhe Daley Blind tek Ajaxi.