L’Equipe ka hapur faqen e parë këtë të martë me një titull shumë të fortë: “Mashtrimi i Messi-t”. E përditshmja franceze shkruan se sulmuesi argjentinas pavarësisht humbjes së pësuar përballë Lorinet, ka fluturuar drejt Arabisë Saudite për një “takim të papritur”. Messi ka lënë ekipin dhe stërvitjen për një punë personale.
Sipas L’Equipe, ky vendim i “pleshtit” nuk është pritur mirë nga stafi drejtues i PSG. Në Paris flitet prej kohësh se Messi nuk pritet të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në fund të këtij sezoni.