Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Collet ka njoftuar se ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Collet ka thënë se kanë diskutuar për takimin e 2 majit në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se temë e bisedës ka qenë normalizimi i marrëdhënive me Serbinë përmes dialogut e poashtu edhe zbatimi i menjëhershëm i Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”, ka shkruar Chollet në Twitter.
- Advertisement -
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Very good conversation with PM @albinkurti about the May 2 leaders’ meeting on normalizing relations w/ Serbia through the EU-Facilitated Dialogue, the importance of implementing the Association for Serb-majority Municipalities immediately, and strong U.S.-Kosovo partnership.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) May 1, 2023