Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë tek skuadra spanjolle, Mallorca.
Ylli i ‘Dardanëve’, ka asistuar në barazimin e skuadrës së tij kundër Athletico Bilbaos (1-1), ndeshje kjo e zhvilluar sonte në kuadër të javës së 32-të.
Muriqi asistoi për Lee Kang-Inin në minutën e 58′, katër minuta pasi pësoi një lëndim të lehtë.
Ndërkaq, Inaki Williams ia siguroi një pikë baskëve.
- Advertisement -
Pas këtij barazimi Mallorca pozicionohen në vendin e 11 me 41 pikë, kurse Bilabo në të shtatin me 47 gjithsej.