Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po kalon momente tejet të mira në ekipin e Galatasarayt dhe është në garë për ta fituar titullin e Superligës së Turqsië qysh në sezonin e parë.
Skuadra turke ka pasur shumë kohë para vetës për ta kompletuar transferimin e plotë të lojtarit kosovar, por ata duket se nuk do t’i shpenzojnë 11 milionë euro dhe tashmë janë vonuar për të arritur një marrëveshje me ekipin nga Championshipi i Anglisë, Norwich City.
Ashtu siç është shkruar në media të huaja, Rashica shumë lehtë mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm. Skuadra që mund ta përballojë çmimin prej 11 milionë euro është ajo e Burnleyt, që tashmë ka siguruar vendin e parë në Championship dhe sezonin tjetër do të luaj në Premier.
Milot Rashica mund t’i bashkohet lojtarit tjetër “dardan”, Aro Muric në ekipin e menaxhuar nga trajneri, Vincent Kompany, i cili përveç Rashicës mund ta ketë në “peshkim” edhe Edon Zhegrovën e Lille, ku para disa dite ishte i pranishëm “live” në stadium për ta përcjellur lojtarin kosovar.
- Advertisement -
Milot Rashica tashmë në Superligën e Turqisë ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.