Një 28 vjeçar nga Skenderaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Zahiti tha se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ai theksoi se po ashtu me urdhër të prokurorit hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.