Bayern Munich rikthehet të fitorja pas një periudhe shumë të vështirë dhe këtë e bën në javën e 30 të Bundesliga, ku përballë kishte Hertha Berlin dhe njëkohësisht rikthehet edhe në krye të renditjes.
Bavarezët bindën me rezultatin 2-0, në një takim që e dominoi të gjithin. Tentativat nga ana e Bayern për të gjetur rrjetën ishin të shumta megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.
Ishte Gnabry, i asistuar nga Kimmich, ai i cili në minutën e 69’ zhbllokoi sfidën, ndërsa Coman vetëm 10 minuta më pas realizoi golin e dytë për vendasit. Pas javës së 30-të të Bundesliga, Byern Munich kryeson me 62 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, teksa Hertha Berlin vuan në vend të fundit me 22 pikë.