Rreth 8 % janë rritur të hyrat e Doganës së Kosovës në krahasim me katërmujorin e parë të vitit të kaluar.
Mirëpo, derisa importi ka shënuar rritje, eksporti i mallrave ka shënuar rënie gjatë këtyre muajve.
Njohës të ekonomisë thonë se rritja e të hyrave ka qenë e pritshme për shkak të inflacionit.
Mirëpo, sipas tyre, derisa në shtetet evropiane çmimet po shënojnë rënie, në Kosovë janë ngritur.
- Advertisement -
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti gjatë muajit mars të këtij viti ka shënuar rënie për 7.7% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, importi ka shënuar rritje për 3% krahasuar me marsin e 2022-s.