Ancelotti ka kohë deri me 25 maj për t’iu përgjigur Brazilit.
Ednaldo Rodrigues, president i Konfederatës Braziliane të Futbollit, do të presë një përgjigje nga Carlo Ancelotti.
Edhe pse trajneri italian tashmë ka bërë ‘betime dashurie’ për Real Madridin – ai ka një kontratë deri në vitin 2024, CBF mbetet optimiste në lidhje me angazhimin e trajnerit me përvojë tek kombëtarja latine.
Nëse përgjigja e Ancelottit nuk arrin deri atëherë, Ednaldo Rodrigues do të kalojë në një ‘plan B’, në ku Globoesporte përfshin emrat e portugezit Abel Ferreira (Palmeiras) dhe Jorge Jesus (kontrata me Fenerbahçen përfundon). Në axhendën e Ednaldo Rodrigues është edhe Fernando Diniz, trajneri i Fluminense.
- Advertisement -
Pavarësisht se nuk ka pothuajse asnjë shans për të fituar La Ligën, Real Madridi është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Manchester Cityn, ndeshje të planifikuara për 9 dhe 17 maj.