Arsenali që tashmë thuaj se është ‘dorëzuar’ në garën për titullin e kampionit në Premier League pas humbjes nga Man City (4-1), qysh tash është hedhur në sulm për transferime të reja.
Menaxheri Mikel Aretat synon të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm me ambicie për të rrëmbyer trofeun e Premier Leagues.
Asi i West Hamit, Declan Rice është prioritet i ‘Topçinjve’. Në fakt, Arsenali ka kohë që është duke e vëzhguar lojtarin, të cilin e do në skuadër për edicionin e ardhshëm të garave.
Sipas ‘football.london’, londinezët do të shpenzojnë para të majme për transferime gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
- Advertisement -
Rice është një lojtarët që klubi nga ‘Emiratës’ synon ta bëjë të vetin. Arsenali beson se me Rice-n mesfusha e tyre do të jetë edhe më e fortë në sezonin e ardhshëm.