Një burrë është arrestuar dje në Pejë nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se me forcë e ka detyruar një grua të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares.
Në raportin e Policisë së Kosovë bëhet e ditur se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.