Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka pritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya.
Me këtë rast, ministri Murati tha se gjatë takimit e ka njoftuar sekretarin Mikuriya për arritjet në luftën kundër kontrabandës si dhe për performancën e mirë në rritjen e eksportit.
“Gjatë takimit biseduam për shume tema të rëndësishme, për bashkëpunimin tregtar dhe mbështetjen që organizata mund të ofrojë. Ne jemi anëtarë të organizatës. Gjatë takimit e njoftova sekretarin për arritjet që kemi pasur, në ikasimin e të hyrave dhe luftën kundër kontrabandës. E njoftova edhe për performancën e mirë sa i përket rritjes së eksporteve dhe kapaciteteve në prodhim. Si dhe për procese tjera që kanë të bëjnë me digjitalizimin. Është hera e parë që sekretari vjen në Kosovë dhe besoj që edhe gjatë ditëve në vijim do të ketë vizita tjera”, tha ai.
Ndërsa, sekretari Mikuriya tha se dogana e Kosovës ka bërë përparim sa i përket zbatimit të standardeve të përgjithshme.
- Advertisement -
“Jam shume i lumtur që vizitoj një vend te ri. Jemi shumë të lumtur që të mirëpresim Kosovën si anëtarin tanë. Ne do te monitorojmë progresin e doganave. Doganat e Kosovës kanë bërë një përparim te madh edhe sa i përket zbatimit te standardeve të përgjithshme. Ne kemi biseduar për mbështetjen e vazhdueshme politike për reformat doganore. Ne po shikojmë se si te ofrojmë kapacitete mbështetëse për burimet njerëzore në dogana”, ka shtuar ai.