Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati, raporton Gazeta Blic.Ky institucion ka mbetur pa bord që nga ajo kohë.
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, duke folur në lidhje me këtë situatë tha se është e pafalshme nga ana e Qeverisë që në kohën kur ka kaq turbulenca në tregjet financiare nëpër botë, Fondi i Kursimeve Pensionale është pa vendimarrje.“Kur institucionet janë pa udhëheqës ato nuk janë funksionale, sepse ato thjeshtë kryejnë ndonjë punë apo detyrë por nuk mund të marrin vendime. Është e pafalshme nga ana e kësaj Qeverie që në kohën kur ka kaq turbulenca në tregjet financiare nëpër botë ne e kemi Fondin e Kursimeve Pensionale pa bord, e kemi pa vendimmarrje” tha Bajrami.
Bajrami tha se në kohë kur institucioni është pa vendimarrje, mjetet edhe mund të jenë në rrezik.“Kur institucioni është pa vendimmmarrje mjetet edhe mund të jenë në rrezik, sepse në këtë kohë të ashtuquajturit ‘asetë menaxher’ japin rekomandime për blerje dhe shitje të aksioneve sipas vlerësimit të rrezikut dhe mundësisë për përfitime, por në mungesë të bordit nuk ka vendimmarrje, për me tepër krejt mjetet e mbledhura në Fond prej që nuk ka bord nuk mund të investohen askund” dekalroi tutje Bajrami.
Edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se mungesa e Bordit ka rrezikuar dhe vazhdon të rrezikojë pensionet e qytetarëve.
“Mungesa e Bordit ka rrezikuar dhe vazhdon te rrezikoj pensionet e qytetareve te Kosoves.Me mos votim te Ligjit per terhqje te 30% te mejeteve te Trusti , Lvv po i bene dy deme ndaj qytetarve, ua pamundesoj te marrin disa nga kursimet e tyre dhe tani po ua rrezikon kursimet e tyre pensionale ne tregjet nderkombetare duke lene Trustin pa Bord e pensionet pa menaxhim” tha Haxhiu.
Tri institucionet financiare kryesore të Kosovës kanë mbetur pa udhëheqje.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka mbetur pa bord nga 1 marsi.