Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në atë që prej të shumtëve është konsideruar si ndeshje përcaktuese për titullin në Premier League, duke fituar jo vetëm me gola po edhe me dominim të përballjes.
Rezultati ka qenë 4-1.
Qysh në minutën e shtatë De Bruyne e ka hapur serinë e golave për skuadrën e Pep Guardiolas. Vetëm pak minuta pas shënimit të golit belgu ka pasur edhe një rast tjetër, po ku nuk është treguar i saktë.
Rezultatin në 2-0, me të cilin edhe është mbyllur pjesa e parë, e ka ngritur Stones, për golin e të cilit ka vendosur VAR.
Në pjesën e dytë sërish De Bruyne e ka thelluar epërsinë kur ka pranuar një top nga Haaland, i cili ishte asistues edhe në golin e parë.
Arsenal e ka ngushtuar epërsinë me Holding në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, por City prapë nuk është ndalur. Haaland ka realizuar edhe një herë në kohën shtesë.
Arsenal edhe pas kësaj ndeshje kryeson tabelën me shtatëdhjetë e pesë pikë, por tash Cityn e ka larg vetëm dy pikë, që gjithashtu ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara si dhe me një kalendar më të konvenueshëm krahasuar me Arsenalin në kuptim të skuadrave me të cilat ndeshet.