Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u prit në takim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi
Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Siç njofton Presidenca, më tej në takim me Kryeparlamentarin Xhaferi, Osmani-Sadriu foli për rëndësi ë e intensifikimit të bashkëpunimit ndër parlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive.
Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive.
- Advertisement -
Më tej, Presidentja citohet të ketë përmendur kontributin e shqiptarëve për shtet formim dhe shtet ndërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.
Ajo tha se ata dëshmojnë më së miri se si respektimi i të drejtave të njeriut rezulton me integrim të suksesshëm të komuniteteve të ndryshme në një shoqëri.