Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sapo ka filluar vizitën e saj dy ditëshe në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.
E ftuar nga homologu i saj, Stevo Pendarovski, presidentja Osmani, bazuar në agjendën zyrtare, do të ketë edhe shumë takime të tjera.
Në orën 10:00, presidenti Pendarovksi, e priti me ceremoni zyrtare, presidenten Osmani e cila pas takimit me homologun maqedonas, pritet që bashkarisht të mbajnë edhe një konferencë për media.
Më pas, Osmani do të ketë edhe takime të tjera, përfshirë kryetarine Kuvendit të Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferi, kurse me një fjalim, do t’u drejtohet edhe deputetëve të këtij vendi.
- Advertisement -
Mes tjerash, Osmani do të ketë takime e vizita, përveç në Shkup, edhe në Tetovë e Manastir.