Një 14-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht në një shtëpi të pabanuar në Fushë-Kosovë.
I dyshuari kryesor për këtë rast, që dyshohet se ndodhi më 2 prill të këtij viti, është 15-vjeçari me inicialet P.K., i cili momentalisht ndodhet në paraburgim.
Kjo nuk është hera e parë që ky i mitur përfundon prapa grilave.
Nga Shërbimi Korrektues i kanë thënë Kiks Kosovës se vetëm brenda një viti, P.K. është pranuar pesë herë në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, për një varg veprash penale.
- Advertisement -
Për dy raste të vjedhjes së rëndë, përveç kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, Prokuroria kërkoi që 15-vjeçarit t’i bëhet edhe ekzaminimi psikiatrik.
Mirëpo, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila vendosi për pesë rastet paraprake të 15-vjeçarit, nuk janë përgjigjur për arsyet e lirimit të tij, me arsyetimin se bëhet fjalë për një të mitur.