Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan.Dekorimi me medalje vjen edhe si meritë e kontributit të ekipit të kërkim-shpërimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.