Dy banorët e “Ferma VIP”, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afërsinë e tyre të vazhdueshme, që po bëhet gjithnjë e më e dukshme brenda shtëpisë së formatit televiziv.
Pas një momenti intim të ndodhur më herët gjatë javës, të komentuar gjerësisht në rrjete sociale, çifti është parë sërish duke kaluar kohë të afërt me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në ambiente të ndryshme të fermës.
Në një nga skenat e transmetuara së fundmi, Limi shihet duke u parfumosur para pasqyrës, kur Alba i afrohet dhe e përqafon nga pas. Më pas, ai e ngre në krahë, ndërsa të dy shfaqen duke qeshur dhe shkëmbyer përkëdhelje. Gjatë këtij momenti, Alba, që këtë javë mban pozitën e kryefermeres, me humor i drejtohet Limit me fjalët:
“A të të jap një urdhër të bëjmë gilivili këtu?”, duke ngjallur të qeshura mes tyre.
- Advertisement -
Kjo dinamikë mes dy konkurrentëve po krijon një linjë të re narrative brenda spektaklit, e cila po ndiqet me interes nga publiku dhe komentuesit në media.

